Protestuesit kërkuan ulje të çmimeve, rritje pagash dhe më shumë mbështetje për familjarët, në mënyrë që t’i mbrojnë nga kostot e larta të energjisë.
“Njerëzit po fillojnë të ndjejnë rritjen e çmimeve në faturat e tyre. Për segmentin më të dobët të popullisë që ka rrogat më të ulta, ky po bëhet një problem shumë serioz”, thotë një nga protestuesit.
Çmimet e larta të energjisë, të nxitura nga lufta në Ukrainë, kanë shtuar presionin ndaj qeverive rreth Europës. Bashkimi Europian, që më parë mbështetej tek Rusia për rreth 40% të gazit, po përpiqet të shkëpusë varësinë nga Moska.
Importues të mëdhenj si Gjermania dhe Italia kanë gjetur burime alternative dhe po mundohen të krijojnë rezerva përpara dimrit që premton të jetë i vështirë, mes çmimeve stratosferike dhe ndërprejes së energjisë.