Shoferë, mos tejkaloni shpejtësinë: , Nga sot, radari “TruCam” do t’ju filmojë dhe do ju rikthejë të shihni gabimin tuaj!

0

Nga kjo e shtunë, një patrullë e policisë rrugore, me anë të një radari, nisi të monitorojë shpejtësinë e automjeteve. Radari quhet “TruCam” dhe filmon çdo mjet që lëviz me shpejtësi mbi 40 kilometër në orë, që është edhe maksimumi i shpejtësisë së lejuar për zonat urbane.

Në një intervistë për Ora News, Shefi i qarkullimit Taulant Gjoka deklaroi se radari “TruCam” është një pajisje që të jep mundësinë për të rikthyer momentin e konstatimit të shkeljes.

Ndërgjegjësimin e qytetarëve në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe pse jo sqarimin e tyre kur kanë pretendime. Është një pajisje që të jep mundësinë për të rikthyer momentin e konstatimit të shkeljes dhe për të qenë më bindës me drejtuesit e mjetit që konstatohen në shkelje.”

Gjoka deklaroi se për çdo drejtues automjeti, që kundërshton shkeljen që ka kryer, do i mundësohet video në kohë reale, që është regjistruar nga pajisja e re.

“Nëse ju konstatoheni se drejtoni mjetin me mbi 20 km nga normat e lejuara, sanksionet janë më të ashpra. Përveç gjobës, ka dhe pezullim të lejes së drejtimit dhe zbritje pikësh.”

Vetëm 24 orët e fundit janë pezulluar 30 leje drejtimi dhe janë vendosur mbi 50 gjoba.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu