Këtë vit çmimin Nobel për Letërsinë e merr shkrimtarja franzece, Annie Ernaux. Akademia thotë se çmimi i jepet “për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, largimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”.
Annie Ernaux është një shkrimtare dhe profesoreshë franceze e letërsisë. Vepra e saj letrare, kryesisht autobiografike, mban lidhje të ngushta me sociologjinë. Ajo e filloi karrierën e saj letrare në 1974 me Les Armoires vides (Cleaned Out), një roman autobiografik.
Në vitin 1984, ajo fitoi çmimin Renaudot për një tjetër nga veprat e saj autobiografike La Place (Vendi i një burri), një rrëfim autobiografik që fokusohet në marrëdhënien e saj me të atin dhe përvojat e saj duke u rritur në një qytet të vogël në Francë dhe procesin e saj të mëvonshëm të lëvizjes në moshën madhore dhe larg vendit të origjinës së prindërve të saj.
Në karrierën e saj ajo ka shkruar 23 libra, si dhe ka fituar 14 çmime të ndryshme letrare anembanë botës.