Shkrihen strukturat e PS-së në Shkodër: Shkak, kush merr pak “magazinë”. Ish kryetari i PS-së Dodaj letër publike/ Nuk jemi domate…

0

Shkruan Veronikë Shkreli Pepushaj

Partia socialiste e Shkodrës tashmë është skërmoqur tërësisht dhe lufta e bërrylave për kryet e vëndit është shumë e ashpër brënda strukturave.

Në kushte të tilla, të deleguarit e Edi Ramës kanë marrë vëndimin drastik për shkrirjen e strukturave lokale.

Figura e ish kryebashkiakut Valdrin Pjetri që dha doreheqje dy ditë para se do të vëndoste shiritin e kryebashkiakut të Shkodrës për shkak të mosdeklarimit të një dënimi në rininë e tij  në Itali, është vetëm një pikë uji në oqeanin e problemeve në strukturat drejtuese të PS Shkodër.

Në fakt, Valdrin Pjetri, i zbuluzar nga PD mund të mos jepte dorëheqje edhe pak orë dhe sot do ishte e drejtuar nga PS Bashkia e Shkodrës. Atë dorëheqje e dha shumë shpejt, sakohë akuza ishte e pavërtetuar, çka sot të bën të mëndosh se ishte një minë me sahat nga dikush.

Përplasjet tanimë janë shpërndarë në gjithë damarët e PS-së. Lufta është përqëndruar aty ku dhëm më shumë, tek leku, pra në nivel zëvëndësimi e zgjedhjesh të drejtorëve dhe drejtuesve të rinj të Partisë socialiste.

Në kuadër të kesaj situate të çuditshme, thua se partia është një “lopë” që milet mirë, njëri ndër ish drejtuesit e PS-së në Shkodër, Ndue Dodaj, ka reaguar me një thirrje publike, duke lëshuar akuza të forta se Statusi i PS-së është shkelur.

Drejtuesit janë përplasur fort me njëri-tjetrin dhe nuk kanë gjetur dakordësi në emërimet e drejtuesve, ku klane te ndryshme nuk hapin rrugë. Secili kërkon të përfitojë për vete dhe keshtu PS-ja e kryeqendres së Veriut tashmë thuajse jo vetëm nuk ekzioston, por ka veshur helmetat dhe lufton brënda llojit.

Ditët në vazhdim pritet shkuarja ne shkoder e kryeministrit Rama për të qetësuar disi situatën e nxehtë.

Në këtë gjëndje të rëndë të  forcës drejtuese politike, Ndue Dodaj, njëri ndër ish kryetarët më të suksesshëm të PS-së Shkodër, person i papërfolur për korrupsion apo diferencime politike apo shpqërore, shkruan se strukturat e PS-së nuk janë domate që bëhen salcë sa herë që kërkon i zoti i shtëpisë.

Postimi i plotë i Ndue Dodajt:

Shkrihen strukturat e PS Shkoder. Per cfare?! Per zgjedhjet e kandidatit per Kryetare Bashkie ?! Se srukturat u emruan?! Se pati rezultate te dobta me zgjedhje?! Se drejtuesit e institucioneve (drejtore)i zgjodhen kto struktura?! Se antaret e kshillin bashkiak i zgjodhen strukturat?! Se kryetaret e partise njri pas tjetrit u zgjodhen nga strukturat?!.Duhet nje sqarim per partine e per publikun.

Strukturat nuk jane domate qe behen salce kure don i zoti i shtepise. Ka nje”statut” qe thote kur shperndahen strukturat. Me stukturat e PS Shkoder eshte luajt vazhdimisht sepse i duhet dikujt si fasade per te mbuluar dobsite e veta. Partia Socialiste ne Shkoder nuk ka patur mbeshtetjen e duhur sepse te deleguarit e partise e kan vlersuar si kalim kohe e jo detyre per te ndihmuar e zgjidhur vishtirsite me plane e pune konkrete.

Partia Socialiste e Shqiperise duhej dhe duhet te hartoje nje projet te vecanet politik e qeverises per Shkodren sepse dhe Shkodra vete ka specifikat e saje ndryshe nga qytetet e tjere e mbi te gjitha edhe per fakt qe ne Shkoder sundon 30 vite Partia Demokratike. Te nderuar drejtues politik per Shkodren partia organizohet me gjitheperfshirje nga themeluesit deri te rinjte pa dallim. Me gupe interesash te ngushte ka perfitime individuale por jo parti te organizuar e qe u sherben interesave te qytetareve.

Mbetem me shprese se do e merrni seriozisht kte radhe. Shqiperia ka nevoje dhe per Shkodren e Shkodra ka nevoje per Shqiperine njelloj si per Vloren apo Korcen,Durrsin apo Tiranen, Elbasanin apo Lushnjen, Fierin apo Kuksin.etjere qytete te Shqiperise.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu