Shkodra, Palermo e dytë nën kontroll të imtësishëm nga forcat e Reneas

0

Forcat Renea, kanë zbarkuar sërish në Shkodër. Burime pranë policisë së shtetit bëjnë me dije se forcat Renea kanë mbërritur në Shkodër këtë të premtë, në vijon të operacionit kundër paligjshmërisë për të goditur strukturat kriminale ne vënd.

Aksioni është duke u zhvilluar në disa zona dhe në fokus janë personat e shpallur në kërkim dhe ata me precedentë penal.

Mësohet se në operacion nuk janë të përfshira trupat policore të Shkodrës. Koordinimi i aksionit po bëhet me urdhër nga Tirana.

Ky është operacioni i dytë brenda harkut kohor të disa ditëve në Shkodër. qytet i cili gjatë 2018-ës u cilësua si Palermo e dytë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu