Shkarkohet gjyqtarja që i dha vulën e partisë Lulzim Bashës

0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës Blerina Muço. Ajo kishte barrë prove mbi një pamundësi financiare në masën 10.9 milionë lekë për krijimin e cashit në llogari rrjedhëse si dhe për mbulimin e shpenzimeve. Muço e kundërshtoi gjetjen e KPK-së dhe tha se ajo binte në kundërshtim me jurisprudencën e Kolegjit. Sot nuk ishte në seancën ku u njoftua shkarkimi.

Blerina Muço u lakua në media vitin e kaluar në betejën për vulën e PD-së. Blerina Muça vendosi në Dhomë Këshillimi se PD-ja asokohe e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj ka të drejtë ta paraqesë ankimin në Apel të vendimit të Agron Zhukrit, që i dha vulën Sali Berishës. Në Apel trupa e riktheu dosjen për rigjykim në themel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu