Shivai i “Bixhoz me dashurinë” shpërthen publikisht: Paguhem shumë pak

0

Aktori Nakuul Mehta i cili luan rolin e Shivait në serialin indian “Bixhoz me dashurinë”, ka bërë një deklaratë të fortë së fundmi lidhur me pagat e ulëta të aktorëve. “Ne nuk paguhemi përditë por pas një muaji pritje. Unë edhe sot e kësaj dite nuk kam një makinë luksoze. Të them të drejtën unë mendoj se paguhem shumë pak. Për tre vite kam punuar vazhdimisht për Bixhoz me dashurinë.

Mezi e kam parë bashkëshorten time dhe familjen. Kur je aktor, përfshihesh edhe emocionalisht në një projekt. Unë punoj 10 orë dhe nuk punoj të dielave. Edhe unë dua të kem një jetë normale. Kur je aktor kryesor, nuk bëhet fjalë vetëm për ty, por edhe për 150 aktorë e punëtorë të tjerë që janë pjesë e projektit. Aktorët nuk paguhen vetëm për talentin por edhe sjelljen. Është një përgjegjësi e madhe nëse do që seriali të transmetohet për një kohë të gjatë. Profesionalizmi që unë sjell në çdo projekt është unik dhe bazuar tek kjo gjë paguhem shumë pak”-është shprehur aktori./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu