“Sherr” mes institucioneve për Ervis Martinajn

0

Në një kohë që nuk dihet fati i “mbretit” të lojrave të fatit, se ku është Ervis Martinaj i deklaruar i zhdukur nga familja, institucionet e drejtësisë janë në një “sherr” mes tyre. Prokuroria e Kurbinit ka kërkuar lejimin e kontrollit të disa banesave në Durrës, por Gjykata e Kurbinit e ka rrëzuar.

Gjykata e Kurbinit ka argumentuar rrëzimin e kërkesës me faktin se sipas saj nuk ka prova bindëse. Ndërkohë kërkesa për kontrollin e banesave, u pranua nga gjykata e Apelit Tiranë.

Fati i Ervis Martinajt vijon të mbetet mister që prej datës 3 gusht, pas denoncimit të bërë nga familjarët e tij se rezulton i zhdukur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu