Shënime për librin poetik “Malli nuk ka gjumë”!

0
Shkruan Zef Ndreka
Ky libër i parë i autorës Ornela Agastra Mulla, krijuese e re në poezi dhe prozë, mund të titullohej “Baladë për babain”.
Malli, në librin me poezi, zë më së shumti rrëfimin letrar që ja sjellin kujtimet.
Malli nuk ka gjumë, është vërtetë një mall, një homazh për të dashurin e saj, për babain, për çdo gjë që mungon .
Aty shprehet gjendja shpirtërore e autores, përjetimet, vështirësitë, kujtimi për babain është malli në pjesën përbërëse të librit, që Ornela e përcjell suksesshëm tek lexuesi, i cili e percepton me artin e leximit të tij atë që poetës i flë në zemër e në shpirt.
Tinguj malli, Surprizë, Nuk ka më stinë, Në dhé të huaj, Gjithçka të parë, Largësi, Dëshmitare, Për ty, Më mungon, Mesazh, Ati im, Mall etj, janë poezi që e mbajnë këtë libër.
Autorja, tashmë ka dëshmuar dy libra, një me poezi dhe një roman, për të cilin kemi shkruar një prezantim pak kohë më parë.
Nga autorja, presim së shpejti romanin tjetër që është në proçes.
Duhet theksuar se Ornelës, në të dy librat nuk i ka munguar aspak guximi, sepse ndjenjat e saja fisnike e shpirtërore i hodhi në libër dhe i ndau me lexuesit, përmes një vargu krijues të thjeshtë, më shumë me rimë , varg që të bën për vete, të fut në botën e saj .
Mund të themi gjithashtu se Ornela Agastra Mulla më këtë libër, ka bërë një sfidë më vetën duke hyrë publikisht në botën e poezisë. Emocionet për çfarë ka shkruar, nuk i ka mbajtur për vete, por duke i ndarë më të gjithë, duke na dhënë me elegancë diçka nga bota që ajo ka njohur, pak jetë nga ajo që ka jetuar, dhe plot krenari nga krenaria e saj që e ruan si një llambë të ndezur brënda saj. Aty ku ajo ka shikuar të djeshmën, ku shikon të sotmën dhe të ardhmën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu