Shëndeti i mbretit Charles, mediat amerikane: Pallati është në gatishmëri për funeralin mbretëror

0

Mbreti Charles ka qëndruar larg syve të publikut prej kohësh tashmë, pasi u bë publike edhe diagnoza e tij. Në shkurt, qytetarëve britanikë iu bë e ditur se Mbreti ishte diagnostikuar me kancer. Që prej atëhere, gjendja e tij shëndetësore nuk dihet.

“Sigurisht që ai është i vendosur që ta mundë kancerin. Të gjithë po qëndrojnë optimistë, por ai është vërtet shumë i sëmurë. Më shumë nga ç’po tregohet”, i tha një burim, i përshkruar si mik i vjetër i familjes mbretëore “The Daily Beast”.

Pallati Mbretëror nuk e ka zbuluar se për çfarë lloj kanceri bëhet fjalë, por u pranua se nuk bëhej fjalë për kancer të prostatës. Ky i fundit është një nga format më të trajtueshme të kësaj sëmundjeje. Detajet për shëndetin e monarkut 75-vjeçar kanë qenë të pakta, por ekspertët dhe analistët politikë janë shprehur publikisht se mbreti po e përballon shumë mirë trajtimin.

Por në të njëjtën kohë, siç raportohet nga rrjeti amerikan, ndihmësit e mbretit Charles shqyrtojnë rregullisht kopjet e një dokumenti prej disa qindra faqesh që përshkruan planet e funeralit mbretëror, i cili quhej “Operacioni Menai Bridge”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu