Shen Isaku i Ninives ose Siriani (shenjti qe u vendos ne martirologun romak)

0
Shkruan Kostantin E Luçi
Shen Isak Siriani lindi ne Bet-Qatraje ne vitin 613, zone e cila ndodhet ne anen perendimore te Gjirit Persik, afer Bahreinit dhe Katarit te sotem dhe kaloi ne amshim ne vitin 700 ne Nineveh (Irakun verior).
Per jeten e shenjtorit (familjen etj) dihet shume pak, por nga shkrimet e tij ne mesojme se ai ka qene nje njeri shume i arsimuar dhe qe u vesh murg qe ne rinine e tij.
Shenjtori edhe pasi u be murg filloi te predikoje ne tere rajonin e Bet-Qatraje dhe me pas u be ipeshkvi i Ninives, por dha doreheqjen vetem pas pak muajsh dhe me pas ju dedikua nje jete asketike dhe me pas u vendos ne manastirin e Raban-Shapur, ku ia kushtoi pjesen e mbetur te jetes shkrimit te veprave shpirterore dhe asketike, ne menyre qe te mund te ndante, pervojat e tij me te Krishteret e tjere.
Ne nga Shen Isaku ne kemi trasheguar nje numer te madh mesimesh shpirterore dhe theniesh qe na bejne ne qe te jemi me prane dashurise se Perendise dhe asaj qe Perendia kerkon nga ne.
Disa nga theniet e shenjtorit jane:
Lereni veten te persekutoheni, por mos i persekutoni te tjeret.
Kryqezohu, por te tjeret mos i kryqezo.
Gezohuni me ata qe gezohen dhe qani me ata qe qajne: kjo eshte shenja e pastertise. (1)
Mos kerkoni dashuri nga fqinji juaj, sepse do te vuani nese nuk e merrni ate, por akoma me mire, tregoni dashurine tuaj ndaj fqinjit tuaj dhe do te qetesoheni. Ne kete menyre, ju do ta çoni fqinjin tuaj drejt dashurise. (2)
Bibliografia:
1-Adapted from Bp. Hilarion Alfeyev’s The Spiritual World of Isaac the Syrian (Cistercian Studies 175), Kalamazoo: Cistercian Publications, 2000.
2- Isaac the Syrian, Readings.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu