Shkruan Qamil Gjyrezi
Edi Rama mbasi “mbaroi punë” me paratë publike në Vlorë, duke bërë dicka “fantastike”, që do të thotë, mbushi xhepat e tij dhe klientëve të tij me para ndërroi plazh, për tu “larë”, pastruar para!? Këtë stinë Rama do të “lahet” në Durrës, për ta bërë Durrësin fantastik, në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara. Edi Rama shkon atje ku ka para dhe investime, duke larguar Gjushin dhe miqtë e tij nga Durrësi. Edi Rama shkruan: “Janë Emiratet e Bashkuara që do të na mbështesin financiarisht dhe ekspertizë teknike, në mënyrë që të bëjmë dicka fantastike në Durrës”. Përse i duhet Ramës Durrësi? Së pari Rama i ngatërron detyrimet që ka një qeveri, për pasojat nga tërmeti i 26 Nëntorit, duke bërë propagandë elektorale dhe prezantuar si arritje. Së dyti janë miliona para, që do ti paguajnë shqiptarët në vite dhe Rama është “artist” në këto punë, për të gënjyer “supervizorët arabë”?! Së treti marrja përsipër e Durrësit, do të thotë “dalja në opozitë” e Edi Ramës. Edi Rama shpreson të dalë në opozitë dhe të drejtojë Bashkitë e Durrësit dhe Tiranës, për të “shpëtuar lëkurën” dhe mbajtur me financime Rilindjen e tij, dhe miqtë e tij në opozitë. Duke përfunduar, të gjithë shëiptarët duhet t’i mbajnë sytë hapur, media dhe gazetarë të pavarur, P.D. e Durrësit dhe durrsakët e ndershëm për të investiguar, përdorimin e parave për Tëmetin në Durrës. Edi Rama nuk bën dicka fanatstike. Ai nuk ka bërë dicka, punë fantastike as në Tiranë, as në Vlorë dhe nuk do të bëjë as në Durrës. Rama di të fitojë para publike dhe të zhvillojë në formë “anarkike” shkel e shko, duke i prezantuar pastaj si dicka të bukur dhe fantastike. Babëzisë me fondet publike, të Edi Ramës, duhet ti themi të gjithë Stop!






