Shefja e Misionit grek, Dora Bakojanis zbardh takimin me Edi Ramën në Këshillin e Europës

0

Kryeministri Edi Rama ishte tre ditë më parë në Strasburg, ku u mbajt Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës. Shqipëria kërkoi rrëzimin e rezolutës së vitit 2011, që pretendonte për trafik organesh në luftën e Kosovës.

Aje, kreu i Qeverisë shqiptare pati një përplasje me deputeten greke të SYRIZA, Nina Kasimati, e cila u bë shkak për anulimin e një darke me përfaqësuesit e Këshillit të Europës. Ndërkohë, mediat greke raportojnë dhe për një takim që Edi Rama ka pasur me shefen e Misionit grek, Dora Bakojanis.

“[…] shefja e misionit grek, Dora Bakojanis, e cila ka zhvilluar edhe një takim personal me kryeministrin shqiptar, Edi Rama”, raportojnë mediat në Greqi. Ato zbardhin dhe fjalën e Bakojanis, në takimin me Ramën dhe Blerina Gjylametin.

Dora Bakojanis dhe Edi Rama – neStrasburg, France

“Në vazhdën e takimeve të Këshillit të Evropës, pata kënaqësinë të takoj kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, një njeri që e njoh prej 20 vitesh. Diskutuam situatën brenda dhe jashtë Shqipërisë, për Ballkanin Perëndimor dhe për stabilitetin dhe sigurinë që ka nevojë rajoni sot.

Greqia mbetet një partner i besueshëm dhe i fortë, me një pozicion të qartë në favor të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë shefja e misionit grek.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu