SHBA jep alarmin: Gati sekuestro e burg: 1 në 3 gjyqtarë deklarojnë të ardhura shumë me të larta se Presidenti Amerikan

0

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përcjellë një tjetër mesazh të fortë për luftën kundër krimit dhe korrupsionit në sistemin gjyqësor.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale theksohet se mjaft gjyqtarë shqiptarë nuk justifikojnë pasuritë e tyre, teksa deklarojnë jo pak por 250 mijë euro të ardhura në vit, kur rroga e tyre vjetore është 10 mijë euro.

Ndërsa të tjerë, vijon ambasada amerikane, deklarojnë pasuri miliona dollarë.

Postimi i Ambasadës së SHBA:

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si USAID ka punuar me partnerë për të përmirësuar sistemin gjyqësor prej vitit 2003. Ambasada e SHBA në Shqipëri do të vazhdojë të punojë me partnerët shqiptarë për të ndihmuar ngritjen e një sistemi drejtësie që është transparent, eficient dhe i lirë nga korrupsioni. Ky është sistemi i drejtësisë që ju, populli shqiptar, meritoni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu