Seriali që po bën namin në Netflix/ Gjithçka duhet të dini për aktorët e “Emily in Paris”

0
EMILY IN PARIS (L to R) LILY COLLINS as EMILY in episode 103 of EMILY IN PARIS. Cr. COURTESY OF NETFLIX © 2020

“Emily in Paris” është fiksimi më i fundit i të apasionuarve pas serialeve. Seriali tregon jetën e një vajze amerikane me emrin Emily, e cila fiton punën e ëndrrave. Dhe cila është ajo? Të punojë në një firmë marketingu franceze, me detyrën për të sjellë pak perspektivë amerikane në të. Prestigjiozia amerikane “Cosmopolitan” i ka kushtuar një artikull aktorëve të këtij seriali duke na zbuluar më shumë për ta.

Lily Collins në rolin e Emily Cooper – Një vajzë e re nga Chicago, e cila zhvendoset në Paris për punën e saj të ëndrrave.

Collins ka lindur në Mbretërinë e bashkuar, por është zhvendosur në Los Angeles kur ishte 7 vjeçe. Ajo ka luajtur në “Mirror Mirror”, “The Mortal Instruments: City of Bone”, “Extremely Wicked, Shockingly Evil and Vile”. Aktorja ka prindër të famshëm – muzikantin Phil Collins dhe aktoren Jill Tavelman.

Lucas Bravo në rolin e Gabriel – Fqinji i Emily-t, i cili punon si shef.

Bravo është nga Franca dhe ka luajtur në disa filma me metrazh të shkurtër, si “Caprice” dhe “Beautiful injuries”.

Philippine Leroy-Beaulieu në rolin e Sylvie – Shefja e Emily-t, e cila na kujton shumë Miranda Priestly.

Leroy-Beaulieu është nga Italia dhe ka luajtur në disa filma të njohur francez si “Three Men And A Cradle” dhe “Natalia”. Ajo është e bija e aktorit Philippe Leroy-Beaulieu.

Ashley Park në rolin e Mindy Chen – Mikesha e ngushtë e Emily-t

Park ka lindur në California, por është rritur në Michigan. Ajo njihet për rolet e saj në “Mean Girls” dhe “The King and I”.

 

Samuel Arnold në rolin e Julien – koleg i Emily-t dhe gjithashtu rival.

Arnold është nga Franca dhe ky është roli i tij i parë i mirëfilltë. Aktori më parë është shfaqur në serialin francez “Platane” dhe në filmin “Tuer un homme”.

 

Bruno Gouery në rolin e Luc – Koleg i Emily-t

Gouery është nga Franca dhe përpos aktor, është gjithashtu edhe shkrimtar. Ai është shfaqur në disa seriale franceze si “Doc MartinPresident Alphonse dhe Super Jimmy”.

Camille Razat në rolin e Camille – Mikesha e Emily-t dhe ish-e dashura e Gabrielit.

Razat është nga Franca, është modele, aktore dhe ka luajtur në mini-serialin francez “The Disappearance” dhe në filmin horror “Girls with Balls”.

Kate Walsh në rolin e Madeline Wheeler – Mentorja e Emily-t

Walsh është nga California dhe ka luajtur në shumë seriale të njohur si “Grey’s Anatomy, Private Practice, Umbrella Academy dhe 13 Reasons Why”.

William Abadie në rolin e Antoine Lambert  – Një nga klientët e Emily-t, i cili flirton me Sylvie.

Abadie është nga Franca dhe ka luajtur në disa seriale amerikan si “Sex and the CityUgly BettyThe O.C.Gotham, dhe Sweetbitter”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu