Shkruan Sokol Pepushaj
Sali Berisha diagnostifikohet me sëmundje të pashërueshme. Kështu e mbyllin gjithë diktatorët. Ose shpirtra që shuhen duke lënguar, ose që lëngojnë duke u shuar.
Edhe 4 Klanet Mafioze që nuk munden as ta fshehin sëmundjen e pashërueshme, antiamerikanizmin, as gjënë e vjedhur, pasurinë e madhe, e kanë një shtrëngesë në fyt këto kohë. Si papagall i Saliut, Babloku belbëzon për hashashin me të cilin do bëhet lek i madh e nuk do e kenë mendjen njerëzia as tek varfëria as tek qetësia, sipas tij. Secili do bëhet i çmendur, të burgosurit do lirohen e disa hajdutë të vegjël do shkojnë me dëshirë në burg, sa për të fshehur, si gjithmonë, kalendrave greke, mashtrimet për reforma në Drejtësi. Ata që duan të klikojnë mbi “kërmillin at” të tastierës së celularit, do humbin nëpër plantacionet me drogë, dhe nuk do gjejnë vëmendje edhe nëse bërtasin ja ku janë pasuritë e çmendura të pushtetarëve.
Me letra të sëmundjeve të pashërueshme në dorë, kërkojnë mëshirë ish prokurori i Republikës Adriatik Llalla, Lefter Koka, Monika Kryemadhi, Alqi Bllako e të tjerë që janë vënë në rresht. Po a kanë vlerë dokumentet?
Dritan Prifti, një ish ministër i Ilir Metës, iku në Ferr me dokumente korrupsioni në duar. Pasi shtoi në llogari bankare 1.8 milion dollarë, s’është hetuar ende se si; kapi me video Ilir Metën duke vjedhur 700 000 euro, hetim që u mbyll nga Sali Berisha s’dihet se si; kaloi në statusin me sëmundje të pashërueshme, prapë, s’dihet se si; dhe iku për në Ferr shpejt e shpejt, dihet se si, si hajdut e antiamerikan, si tradhtar i Ilir Metës e Sali Berishës. Luksi, parajsat fiskale, pasuritë e fshehura në identitete tjera janë edhe Parajsa edhe Ferri i gjithsecilit. Kështu e kanë këta, nga luksi e në Ferr. Disa shkojnë vetë, disa i nisën Saliu, Edi dhe Iliri. Saliu ka përcjellë shumë për në Ferr.
Në klinikën e besueshme të tij në Napoli, nuk u arrit të ngjallet asnjë. Dhjetëra viktima me diagnozën që duhet hetuar patjetër nga organet kompetente “sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme” janë regjistruar në librin e zi të Sali Berishës. Edhe në dosjen e Rilindjes kolera korrupsion po bën namin. Sëmundja është e pashërueshme dhe po ja merr shokët Bablokut një nga një e po ja rras në burg. Atëherë, pasi janë në fund të rrugës së tyre, ti duhet të zhbirilosh, more, këta dy monstra që shtrydhen një popull dhe tërbuan jo vetëm ambasadoren Yuri Kim, por gjithë dynjanë, ç’dreqin janë? Nuk ke nevojë të tundësh nëpër tru “qumësht” nga ky i maleve të Ballkanit, të nxjerrësh “gjalpin” që të duhet sot në sofrën bosh të një populli proamerikan dhe të uritur për informacionin që ja “hanë” mediet mafioze 30 vjet pa kërkuar as ndjesë. Se asgjë, përveçse hajdutë e vagabondë, nuk janë. Pra, ti që kërkon diçka të mirë tek Sali Berisha edhe e gjen. Nuk është Hajdut i Famshëm sa Edi Rama dhe Ilir Meta. E shfletove Saliun, ndalo tek kryeministri. Edhe Babloku e ka një të mirë. Nuk është kriminel i kalibrit Sali Berisha e Ilir Meta. Saliu e Edi nuk qenkan këta që janë. Ilir Meta po, i ka gjithë palaçëllëqet brenda. Meqë qenkan më të lehtë në gjynahe Saliu e Edi, Ilirin po e lëmë si një “kafshatë” më të madhe, për ditët në vazhdim, domethënë, kur të ketë afër ambasadoren Yuri Kim për t’i “shpuar veshin” e për t’i varur matrikullen ‘non-grata’. Prandaj ambasada përdori një shprehje për të gjithë: “Mos mendoni se jeni në fshehtësi!
Deshifrohet kjo, se ju njohim mirë dhe dimë për ju ato që ju i dini për veten. Se po, secili shtiret e fsheh ç’mundet. Edhe kryeministri nuk është ky që shohim. Pse të mos e themi se Edi Rama është një ish fukara i kapur nga mafia, i pasuruar nga mafia dhe i “përdhunuar” nga mafia. Edi Rama jeton dy jetë, të Parajsës dhe të Ferrit. Mes luksit si Sheik që i ka tre puse nafte, mafia i ka lejuar të skllavërojë një popull të vogël në Ballkanin Perendimor. Kjo mafie sundon gjithandej, nga Bosnje Hercegovina, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e ngado ka re të zeza që mbështjellin liritë dhe të drejtat njerëzore. Rama bën ‘krapin’ që nuk e ndjen grepin, kurse Saliu ‘peshkaqenin’ që është shpuar me shtizë nga Yuri Kim në Adriatik dhe jo në Pacifik. Saliu ndryshon nga gjithë hajdutët e tjerë, edhe nga Edi Rama. Saliu, edhe pse afër arrestimit, nuk përdhunohet as nga mafia as nga krimi. Ai edhe sot është i dhunshëm. I rrah me shpulla të gjithë, si dikur Shaban Meminë e Jemin Gjanën. Megjithatë, sëmundja ka bërë punën e vet. Në oazin ku struken sheikët që vijnë nga hiçi, kolera po bën namin e zi. Më i tmerrshmi, është shtrirë e po jep shpirt në Hanin e Hasan P*rdhës, nën kujdesin e një doktori të njohur si Djali i Alisë. Lajmi ka dalë prej Hanit se, Sali Berisha ka sëmundje të pashërueshme./Pamfleti
Ndiqeni shkrimin me video: