Arzu kupton se Melisa ka gisht në anulimin e dasmës së Xhenetit dhe Selimit. Arzu shkon të bisedojë me Xhenetin. Xhenet nuk pranon të flasë me Arzun por ajo e detyron ta dëgjojë. Arzu i thotë Xhenetit se nëse nuk do vinte ai djali ta shpëtonte ajo nuk do ta kishte lënë kurrë atje. Arzu i tregon Xhenetit se është rritur në jetimore dhe më pas filloi punë në shtëpinë e babasë së Kajas.
Xhenet preket kur Arzu i tregon historinë e përdhunimit. Arzu i shpreh dashurinë Xhenetit dhe i thotë se këtej e tutje do jetë pranë saj. Ajo i thotë se bëri gabimin më të madh që e la Selimin dhe i lë të kuptojë se Melisa nuk e ka pranuar si motër. Halil telefonon Arzun dhe i kërkon të flasin për një çështje të rëndësishme. Nexhat shkon sërish në shtëpinë e Xhenetit dhe i jep varësen që i kishte rënë në makinë. Selim vendos të shkojë të flasë dhe një herë me Xhenetin për të mësuar arsyen e vërtet pse ajo nuk pranoi të martohej. Nexhat uron Xhenetin për martesën por ajo fillon të qajë dhe rrëzohet. Nexhat mban Xhenetin ndërsa në këtë moment vjen Selim. Ai nxehet kur i sheh bashkë dhe rreh Nexhatin. Xhenet i gjuan në shpullë Selimit. Selim largohet i nervozuar./revistawho.com