Selena Gomez është gati të gjejë një dashuri të re: Dua të jetë e vërtetë

0

Pavarësisht se Selena ka kaluar një dekadë mjaft të vështirë për shkak të lidhjes problematike me Justin Bieber, është gati të gjejë sërish dashurinë. “Kam qenë beqare këto dy vite dhe dua të di si do jetë dashuria në të ardhmen për mua.

Dua të jetë e vërtetë dhe nuk dua të jetë rrëmujshme apo të ketë mungesë komunikimi. Kur rritesh gjen njerëzit e duhur për veten, që janë në të njëjtën rrjedhë me ty”, ka thënë këngëtarja në një emision. Ajo ka shtuar se kur ka qenë më e vogël ka kaluar disa lidhje toksike, të cilat ka besuar se kanë qenë dashuri të vërteta.

Selena e ka përshkruar veten si një romantike pa shpresë dhe edhe pse është gati për një lidhje të re ka mësuar të jetë e kënaqur me të qenurit beqare. Kujtojmë se së fundmi këngëtarja ka publikuar dy këngë të reja, për të cilat fansat ishin të bindur që në fillim se ishin dedikim ndaj Justin Bieber. /revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu