Sekuestrohet tjetër objekt në Tiranë, Bledi Çuçi: Operacioni do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë

0
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi nga zona e Farkës ku grupi verifikues për konfiskimin e shtesave të ndërtimeve pa leje ka verifikuar një ndërtesë tjetër e cila ka 1 mijë e 200 metra katror jashtë lejes u shpreh se zbatimi i ligjit do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

Çuçi u shpreh se kanë si qëllim që ky fenomen të marrë fund.

Bledi Çuçi: Paratë do të shkojnë në dispozidion të agjencisë së shpronësimeve në rastet e shitjes. Rasti i dytë katet shkojnë për të akomoduar shërbimin social. Nëse nuk zgjedh opsionet e dhëna objekti do të konfiskohet. Në rast se zgjedh dy alternativat e para atëherë objekti do të shkojë për legalizim dhe i gjithë objekti do të legalizohet.  Në të gjitha rastet nëse do ta parablejë ose dhurojë gjoba do të paguhet. Kemi filluar nga Tirana se ka intensitetin më të madh. Zbatimi i ligjit do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Qëllimi ynë është që ky fenomen të marri fund.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu