SPAK njofton se Gjykata e Posaçme ka pranuar pjesërisht kërkesën e prokurorëve specialë dhe ka konfiskuar disa nga pasuritë e shtetasit Arben Isufaj, i njohur dhe si “Ben Qimja”. Tashmë, pasuritë e këtij shtetasi i kalojnë përfundimisht shtetit shqiptar.
Në kuadër të procedimit pasuror nr.8/2021, regjistruar ndaj shtetasit Arben Isufaj, si subjekt i ligjit “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të Tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, Gjykata e Posaçme ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara si më poshtë vijojnë:
- Objekt “Pulari”, shoqëria tregëtare, e emërtuar “ISUFAJ 2001”, me NIPT. K23019402P, i përbërë nga 1 godinë, me objekt të aktivitetit “Rritje dhe tregëtim të zogjve të pulës, me shumicë e pakicë”, i cili ndodhet me seli në fshatin në Grizë-Patos;
- 33% e kuotave të kapitalit të Shoqërisë “AKILI ALB” SHPK, me Nipt.L12805404G, i regjistruar më datë 05.04.2011;
- Një pasuri të paluajtshme e llojit “Truall”, me sipërfaqe 3,289.00 m2, e cila ndodhet në Fier;
- Një pasuri të paluajtshme e llojit “Tokë pa Frut”, me sipërfaqe 14000 m2, e cila ndodhet në Hasturkas-Fier;
- Një pasuri të paluajtshme e llojit “Arë”, me sipërfaqe 1467 m2, e cila ndodhet në Sheq i Madh-Fier;
- Automjeti AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi AUDI A8, në pronësi të E. Isufaj;
- Automjeti AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ ML270CDI, në pronësi të Y. Isufaj;
- Automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ 300D, në pronësi të Y. Isufaj;
- Automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi DAIMLER CHRYSLER S500, në pronësi të A. Çako;
- automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ S63 AMG, me numër shasie ËDD2211771A278411, ngjyrë Gri, në pronësi të A. Çako;
- automjeti me targë AA721OB, lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi AUDI A8L, në pronësi të A. Çako;
Ky vendim ka marrë formë të prerë në datën 13.04.2023.