Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i premtoi botës një “tranzicion të qetë” pas zgjedhjeve në SHBA, por refuzoi të pranojë fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, duke thënë se presidenti Donald Trump do të mbetet në pushtet.
“Do të ketë një tranzicion të qetë në administratën e dytë Trump”, tha Pompeo në një konferencë për media.
“Bota duhet të ketë besim se tranzicioni i nevojshëm, që siguron se Departamenti i Shtetit është funksional… me presidentin në zyrë, më 20 janar, një minutë pas mesditës, do të jetë i suksesshëm”, tha Pompeo, duke iu referuar datës së inaugurimit presidencial.