Sekretari amerikan i Shteti Anthony Blinken reagon pas takimit me Xhaçkën: Diskutuam për sigurinë kibernetike

0

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka reaguar në rrjetin social Twitter pas takimit të tij me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Blinken tregon se gjatë takimit u diskutuan prioritetet e përbashkëta SHBA-Shqipëri. Specifikisht Sekretari amerikan i Shtetit thotë se dyshja foli mbi prioritetet në reformën demokratike, mbrojtjen, duke përfshirë edhe sigurinë kibernetike, ndryshimet klimatike dhe tregtinë.

“Kënaqësi që takohem me miken time, Olta Xhaçka dhe të festojmë një Dialog Strategjik të suksesshëm SHBA-Shqipëri. Ne diskutuam për prioritetet e përbashkëta në reformën demokratike, mbrojtjen, duke përfshirë mbrojtjen kibernetike, ndryshimet klimatike dhe tregtinë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë, një aleate prej kohësh”, shkruan Blinken.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu