Së shpejti baba, “Ezel” i bën bashkëshortes dhuratën marramendëse

0

Aktori i njohur turk Kenan Imirzalioglu po pret plot emocion të bëhet baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Sinem Kobal është në muajin e fundit të pritjes së ëmëbl dhe çifti do bëhen me një vajzë. Ata kanë menduar edhe emrin për vogëlushin të cilën do ta quajnë Lalin.

Mediat turke kanë zbuluar se së fundmi Kenan i ka bërë një dhuratë marramendëse bashkëshortes. Ai ka blerë një vilë në Bodrum që kushton 3 milion lira turke apo më shumë se 300 mijë euro. Kenan Imirzalioglu dhe Sinem Kobal u martuan në vitin 2016. Ky do të jetë fëmija i parë për çiftin. Kenan u bë i famshëm në vendin tonë me rolin e “Ezel”./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu