S’do të importojmë grurë nga Rusia, të fokusohemi në prodhimet vendase

0

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka njoftuar sot se Shqipëria nuk mund të importojë më grurë nga Rusia.

Këtë deklaratë ministrja e ka bërë gjatë takimit me fermerët në Katundin e Ri, Durrës, e cila i ka nxitur ata që të shtojnë prodhmin e grurit.

“Kjo sigurisht është një mundësi për prodhuesit vendorë që të fokusohen te gruri, kështu që përpunuesit të mund të marrin grurin, elbin dhe misrin e prodhuar në vend, që tashmë vjen me një cilësi gjithnjë e më të mirë”, tha Krifca.

Pavarësisht se nuk do të ketë më furnizime nga Rusia, ministrja siguron se nuk do të ketë probleme në gjetjen e tregjeve të reja.

“Ne jemi importues për një pjese te nevojave tona te grurit. Aktualisht nga Rusia nuk mund të importojmë më. Unë kam takuar përpunuesit e grurit në vend për të kuptuar a do të kemi problematika dhe ata më kanë siguruar se në rast problematikish kanë çdo mundësi për t’u orientuar në tregje të reja”, u shpreh ministrja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu