Aktori turk Çagatay Ulusoy, i njohur si “Sarp”, nuk është aspak aktiv në rrjete sociale. Aktori preferon që jetën e tij ta mbajë sa më private dhe postimet e tij në Instagram shpesh janë për projektet dhe serialet kur merr pjesë.
Prej disa kohësh fansave u kishte munguar Çagatay në rrjete sociale dhe hera e fundit kur ai kishte postuar një foto të tij ishte në mars. Megjithatë sot aktori është rikthyer duke postuar në Instastory një foto pasi kishte kapur peshq pasi siç dihet ai e ka pasion peshkimin.
Aktori u shfaq me mjekër e me kapele dhe me pamjen e re thuajse nuk njihet. Madje disa fansa e kanë kritikuar jo vetëm për faktin që nuk poston fare nga jeta e tij, por edhe për pamjen e re të cilën jo të gjithë e kanë pëlqyer./revistawho.com