“Sanem” mori të gjithë vëmendjen në eventin që u mbajt në Turqi, ja arsyeja pse

0

Aktorja Demet Ozdemir është kthyer në një nga aktoret më të pëlqyera për publikun pas rolit të saj në serialin “Erkenci kus”, i transmetuar në Shqipëri me titullin “Një puthje në errësirë”. Së fundmi në Turqi u mbajt ceremonia e çmimeve “Pantene Altin Kelebek Odulleri”, ku shumë artistë fituan çmime të rëndësishme.

Këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit, çmimet u ndanë nga shtëpitë e artistëve. Mes personazheve të njohur që u shfaqën në ekran ishte edhe Demet Ozdemir e cila tashmë është bërë imazh i firmës Pantene.

Aktorja mori vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj shumë elegante. E veshur me një fustan të zi dhe flokët e kapur me shumë stil, Demet shkëlqeu dhe i la pa fjalë teleshikuesit. Pamja e aktores është komentuar shumë edhe në mediat rozë dhe komplimentat ishin të shumta.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu