Sali Berisha ka reaguar pasi SPAK vendosi sekuestrimin e pasurive për deputetin e PD, Kasëm Mahmutaj.
Berisha tha se po ndjek situatën dhe zhvillimet ndërkohë që ngriti pikëpyetje se pse u bë në një ditë pushimi dhe fill opas Kuvendit të cilit iu bashkua edhe ai.
“Kam dëgjuar aq sa keni dëgjuar dhe ju. Nuk kam asnjë dijeni tjetër. Po e ndjekim me vëmendje zhvillimin. Bëhet fiks fill pas Kuvendit dhe në një ditë pushimi. Por duke qenë i qartë se drejtësia është e partisë ne do të ndjekim çdo zhvillim. Jemi për zbatimin e ligjit.” – u shpreh Mahmutaj.