Sali Berisha sfidon Yuri Kim, rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike me 93,4% të votave

0

Ish-kryeministri Sali Berisha është rizgjedhur në krye të Partisë Demokratike duke fituar me një rezultat të thellë përballë kandidatit tjetër, Ibsen Elezit. Pas përfundimit të numërimit të votave në degët e PD-së në të gjithë vendin, deputetja Albana Vokshi ka lexuar rezultatin paraprak të zgjedhjeve.

Sipas rezultatit, Berisha ka marrë 40.820 vota ose e përkthyer në 93.45%. Ibsen Elezi ka marrë 2.532 vota, ndërsa pjesa tjetër e votave ishin të pavlefshme.

“Kanë filluar të vijnë kutitë e votimit me materialet zgjedhore dhe në mbledhjen e nesërme do të bëhet edhe njëherë shqyrtimi i dokumentacionit dhe do të shpallet rezultati përfundimtar. Është një nga proceset më transparente dhe të besueshme të kryer ndonjëherë qoftë për zgjedhjet në hierarkinë e degëve. Kjo ka shpjeguar edhe pjesëmarrjen e lartë të demokratëve. Është një arsye më shumë për t’i rikthyer besimin demokratëve. Ata dëshmuan me votën e tyre që partia i përket atyre”, tha Vokshi.

Rezultati në total.

Sali Berisha – 40.820 vota.

Ibsen Elezi – 2.532 vota.

Kanë votuar 43.680 demokratë në total

Vota të pavlefshme 328

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu