Sali Berisha nxjerr zbuluar Ilir Metajn, konfirmon se kreu i Partisë së Lirisë është spiun dhe sulmon PS për ligjin e dosjeve

0

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është dakord me “lustracionin” që propozojnë socialistët dhe demokratët e Alibeajt që synojnë heqje mandati për bashkëpunëtorët dhe të favorizuarit e ish-Sigurimit të Shtetit, pasi sipas tij ligj i propozuar është i paplotë dhe nuk zbaton standardet e së drejtës europiane. “Kemi qene dhe jemi dhe do jemi për Lustracion, natyrisht për të mos bërë politike por për të qenë realist Gjykata e Strasburgut dhe Kom Venecias kanë disa standarde për këtë proces jashtë të cilave s’bën dot”, deklaroi ai. Socialistët sipas Berishës, nuk duan të bëjnë Lustracion të plotë, por po bëjnë një ligj nominal për Ilir Metën.

Amendamentet ligjore të socialistëve parashikohen të jenë shtojcë e ligjit të dekriminalizimit. Një tjetër pikë që për Berishën e bën ligjin e atakueshëm. “Atë që bën PS ai duket që është ligj që po ta quajmë ndryshe është ligji anti-Meta. Natyrisht në dijeninë time, dekriminalizimi përgjegjësin kryesor ka Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. KQZ dhe mundet Prokuroria sipas rastit kur i detyrohet. Ndaj s’bëhen sallate ligjet, por ligji nëse jemi të vendosur për të bërë Lustracion ligji duhet të këtë për institucion një institucion të veçantë atë të Hapjes së Dosjes”, nënvizoi Berisha, duke nxjerr zbuluar Ilir Metajn dhe konfirmuar kështu se kreu i Partisë së Lirisë është spiun.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu