Sali Berisha niset drejt SPAK, e shoqëron patrulla e policisë

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga shtëpia e tij, ku prej tre javësh ndodhet në arrest dhe është nisur drejt SPAK i shoqëruar nga policia. 

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ka dalë nga banesa për t’u nisur drejt SPAK ku është thirrur për t’u marrë në pyetje në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’ si person nën hetim, tha para gazetarëve se “beteja vazhdon, beteja pa kthim vazhdon”.

Berisha hipi në makinën e tij tip ‘Benz’ dhe 2 makina policie e shoqëruan.

Seanca është caktuar në orën 10:00, ndërkohë që Berisha prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar ndodhet në masën e ‘arrestit shtëpiak’.

Mësohet se në mbështetje të tij do të shkojnë dhe deputetë të opozitës. Ndërkohë blutë e Tiranës kanë ngritur një kordon sigurie.

Kjo do të jetë hera e parë që Berisha shkon në SPAK për t’u marrë në pyetje për këtë çështje, ndërkohë më herët ai nuk ka pranuar të paraqitet siç e përcaktonte ligji në kohën kur ndaj tij ishte caktuar ‘detyrim paraqitje’.

Këtë të Martë do të jenë prokurorët Enkeleda Minollai dhe Arben Kraja ata që do i drejtojnë pyetje Berishës, ndërkohë që para nisjes së seancës ka forca të shtuara policie para Strukturës së Posaçme.

Dy ditë më pas, më 25 janar, SPAK ka thirrur për të marrë në pyetje edhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në hetim edhe për pastrim parash për privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Mes këtyre 2 datave, pritet një zhvillimi rëndësishëm. Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Ilirjana Olldashi do të shqyrtojë kërkesën e Berishës për heqjen e “arrest shtëpie” dhe përjashtimin e Irena Gjokës, gjyqtares që ka caktuar masën e sigurimit personal ndaj ish-kryeministrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu