Lulzim Basha është pengesë për PD-në

0

Shkruan Zef Ndreka

Historia e pluralizmit shqiptarë, na ka mësuar tashmë se të ecesh përpara në politikë, duhet të sulmosh rregjimin e mëparshëm.
Kështu bëri Enver Hoxha me zogistët dhe mbështetësit e tij pas çlirimit të Shqipërisë në luftën e dytë botërore.
Për të marrë pushtetin, për të qeverisur gjatë, moda në kohën apo epokën e momentit, ishte komunizmi.
Nuk po analizojmë të mirat apo dëmet që solli aplikimi i tij në Shqipërinë feudale.
Por, më ardhjen e pluralizmit politik, beteja e opozitës, ishte lufta ndaj enverizmit, si rrymë që mbizotëroi për 50 vite në Shqipëri dhe jashtë saj.
PD-ja, betejën kryesore të saj e përqëndroi pikërisht kundër enverizmit.
Me kot u munduan enveristët vullnetarë të tij, të rezistonin në një betejë të humbur, edhe pse, në krye të PD-së ishte për shumë vite një komunist i konvertuar me urdhër në demokrat.
Parulla e tij, “bashkëfajtor e bashkëvujtës”, i shkonte pikërisht shtresës së tij dhe zgjatimeve komuniste që vazhdojnë ende sot.
Sjellja politike e PD-së, ishte pikërisht kundër të përsekutuarve, kundër të përndjekurve dhe të dënuarve politik, dhe pronarëve.
Historia e sjelljeve dhe talljeve me këto shtresa, korrupsioni në vite i qeverive të PD-së, roli negativ që luajti Berisha për mbi 30 vite në shkatërrimin e opozitës, të sistemit të drejtësisë, dhe shkatërrimin e demokracisë, solli në pushtet socialistët me slloganin: “kundër berishizmit”.
Kjo sjellje e socialistëve, po i mban gjatë në pushtet, edhe për paaftësi të opozitës e veçanërisht të PD-së, që vazhdon e manipulohet në dy krahët e saj për tu mbajtur peng, për të penguar rrotacionin politik, per te shkatërruar tërësisht politikën.
Shpallja non grat-a e Berishës nga Amerikanët dhe më pas nga Britanikët, ishte një rast i artë për Bashën, i cili nuk arriti të bënte më shumë se të hidhte një firmë si Kryetarë i PD-së për ta përjashtuar detyrimisht nga grupi parlamentar i partisë. Vetëm kaq!
Pastaj, për ta faktorizuar, i la zonë të lirë Berishës. Heshti për një vit. U zhduk. E mbajti peng PD-në. U rikthye për ta pushtuar PD-në zyrtare, me metodat e Saliut, duke manipuluar e duke përdorur të përherëshmin Gjana si manipulator, sikur të mos kishte ndodhur asgjë!
Basha, vazhdon të komandohet nga Berisha, edhe pas shpalljes non grat-a të tij. Mëkatet e përbashkëta gjatë qeverisjes së tyre, e pengojnë Bashën të guxoje ti përmend edhe emrin Berishës, jo më të pretendohet të dalë në një betejë të hapur kundër “berishizmit”, për të mbledhur e bashkuar demokratët e lodhur, të çoroditur e të tradhtuar.
Beteja e hapur kundër berishizmit, do të forconte PD-në, por pikërisht për këtë, është ripërzgjedhur Basha nga Berisha. Madje, po të shohim me vëmendje, Basha-Berisha nuk prekin vijen e kuqe të përbashkët të tyre, ku fillojnë mëkatet.Që tregon se Basha nuk e ka seriozisht, ose nuk e kupton se heshtja dhe gjumi do e fundosin që në betejën e parë elektorale.
Askush nuk mund ta shpëtojë Bashën, edhe pse përpiqet ende të manipuloje demokratët, ti gënjejë ashtu siç bëri me deklaratën e tij që u përgenjështrua menjëherë nga tre ambasadat për “ndërhyrjet” e tyre në uljen në komisionin bipartizan të PD-së.
Basha gënjen, dhe çdo ditë e më shumë shfaqet pengesë për PD-në e vërtetë.
Ai, si gjithmonë, po e kthen në PED( Partia ekonomike demokratike).
Sa më parë të çlirohemi demokratët nga dyshja Basha-Berisha, aq më shpejt vjen ndryshimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu