Sali Berisha nga Kavaja shpall kandidaturën për kryetar të PD-së dhe fitoren mbi Amerikës

0

Ish kryeministri Sali Berisha me ne fund konfirmoi sot gjatë foltores së Kavajës se do të jetë njëri prej kandidatëve në garë për kreun e PD-së.

Me sa duket ka zgjedhur kete qytet, te parin ne demokraci per te shpallur kandidaturen per kryetar i PD, duke u dhene fund te gjitha dilemave per nje nder qellimet e tij te rrezimit te Bashes.

Ftoj çdo delegat të Kavajës, çdo delegat të Kuvendit Kombëtar të firmos që të instalojmë primaret, që të rikthejmë referendumin.

Të firmosë natyrisht që të hapim një garë, në të cilën garantoj që çdo njeri që do të hyjë, do ketë një garë të lirë.

Natyrisht njëri prej tyre do të jetë edhe Sali Berisha. Askush te mos kete dyshime per kete.

Demokrateve do t’ju rikthehet vota e lire, shqiptareve do t’ju kthehet vota e lire”, tha ai.

Më herët, në fjalën e tij Sali Berisha iu drejtua deputetëve të PD-së që të refuzojnë çdo marrëveshje me Edi Ramën, duke paralajmëruar se përgjegjësia do të jetë e madhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu