Sali Berisha duke folur për 21 janarin, tha se në zyrë i ka shkuar një zyrtar amerikan, i dërguar nga Klinton, që i ka kërkuar të mos shkojë disa ditë në zyrë.
Por Berisha nuk e dëgjoi dhe thotë se kishte urdhëruar snajperat, që të vrisnin Edi Ramën.
Ai thotë se gjatë historisë së tij politike, ka vepruar i nxitur edhe nga Kanuni.
“Unë e vlerësoj pyetjen edhe është pyetje për mendimin tim fondamentale për cdo politikan dhe për cdo njeri.
Në tërësi ka dy qëndrime ndaj frikës, ndaj rrezikut, se frika vjen nga rreziku, përballja dhe ikja nga rreziku.
Unë i përkas qëndrimit të parë dhe jap disa shembuj:
Në Shkallnur hodhën bombën te këmbët, unë vazhdova fjalimin, në Lushnje shkrehën breshërom unë vazhdova, u nisa për Tropojë dolën Hakjajt bllokuan rrugën, unë vazhdova para bëra mitingun.
Në presidencë, sulmuan e menduan se erdhi koha ta qërrojnë Sali Berishën, erdhën dhe mbetën në hekurat e Presidencës, qëndrova 3 ditë e tre netë duke u ushqyer dhe fjetur në Presidencë.
Në 21 Janar, qëndrova, ata që kanë ardhur ë kanë gjetur në zyrë dhe më kanë gjetur me dosje në duar.
Pas disa ditësh erdhi një zyrtar amerikan i dërguar nga Klinton dhe më thotë, më kërkon “a ka mundësi të mos vish nesër në zyrë?”
I them absolutisht, se është ditë pune, po edhe të mos ishte, do isha në zyrë.
Me tha “s’bëhet nami se nuk je”.
I thashe “a te te jap mesazhin për Ramën?
Po preke gjënë më të vogël do jenë 5 snajper, 4 nga te katert anet dhe une ne mes dhe do goditet vetëm po nuk e shpoi plumbi”.
-Ti po thua,- tha, Shqipëria e shek 19.
-Më vjen keq i thashë, Shqipëria e shek 21. Unë për zjarrvënës do bëj atë që më takon me bë. I thuaj se një post policie po e prekën në mënyrë absolute s’do kthehet në Shqipëri i gjallë.
Ia kanë thënë, që po të lëvizte në atë mënyrë do qëllohej, u zhduk në 27 janar si ajo e pulës. Funksionoi.
Pse kjo përballje e imja?
Vjen nga fëmijëria më e hershme e imja, mund të jetë edhe kanunore.
Porosia që na jipnin më të parët, mos i ik rrezikut, se rreziku të nxën.
Une e pesoja sa here kisha frike, e shihja kur isha femije, qe po te humbisja, humbisja se kisha frike dhe i thosha vetes mire t’u be, se pate frike.
Sot eshte jashte cdo lloj dyshimi qe une nuk kam frike, nuk jam trim, por frike nuk kam”, tha ai.