Gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar të PD Sali Berisha me tone motivuese, Berisha ka theksuar se objektivi i radhës i opozitës është të rrëzojnë qeverinë të cilën e quajti “kalbësirë”.
“T’i shkurtojmë ditët kësaj qeverie. Ata që mendojnë se ky regjim është i fortë gabojnë. Ka para krimi pafund. Ky regjim është kalbësirë kalbësirë kalbësirë. Pse e Rithemeluan anëtarët PD? E Rithemeluan se sepse e panë se Shqipëria humbi orientimin e saj perëndimor. Rama fajin e gjen te Europa dhe përpiqet të kërcënojë. Dumani një serial killer i cili vriste në të katër anët për llogari të bandave të qeverisë. Cili nuk e dinte cili nuk dinte lidhjet direkt me Ramën të bandës së Elbasanit të Durrësit Shkodrës e bandave të tjera. Cili si dinte lidhjet patologjike të Taulant Ballës me Suel Çelën, të gjithë i dinin por tani ato kanë dalë sheshit”.
Para anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, Berisha shtoi se demokratët presin prej tyre “udhëheqje, vizion, vendosmëri çdo ditë”.
“Si mund të jetë problem udhëheqja e opozitës? Dy janë sëmundjet e saj më kryesore, e para pazaret me qeverinë. Pazaret për interesa personale. Ato detyrojnë udhëheqjen të shkelmojnë mbi interesat e anëtarëve dhe shembulli më tragjik jemi ne, PD në vitet e shkuara. Ndaj dhe këtë mësim nuk duhet ta harrojmë kurrë, por sot ne kemi një ndryshim të madh.
Ju uleni në këtë sallë tërësisht si përfaqësues të demokratëve shqiptarë të zgjedhur me votën e tyre, përfaqësues të vullnetit të tyre dhe jo të Kryesisë apo kryetarit të partisë. Kjo do të thotë që jeni përfaqësues të mënyrës më të shkëlqyer të përfaqësimit, të atyre që u besojnë, që ringritën PD në këtë nivel që e mbajnë gjallë e drejtimin e saj para alternativës “to bo or not to be”. Ata presin nga ju udhëheqje, vizion, vendosmëri çdo ditë.
Sëmundja e dytë, e udhëheqjes opozitare, me efekte shkatërrimtare për opozitën është protagonizimi vantosh opozitar, të kënaqurit me protagonizmin se ke një karrige se ke një vend e mandat, një post, dhe të tjerët të shohin, po ti çfarë bën? Opozita profesioniste është opozitë që nuk duhet të ekzistojë.
Ndaj për të mos qene opozitë profesioniste ka vetëm një antidodë. Qëndron në pyetjen e thjeshtë, duhet ti shtrojmë vetes sonë, unë e ju të gjithë, të gjithë drejtuesit e degëve të PD, cdo mëngjes çfarë do bëj unë kundër këtij regjimi? Një betejë e paparë ndonjëherë në Shqipëri është jetike për përmbysjen e tij. Pse anëtarët tanë rithemeluan PD? E çfarë kuptimi ka kjo? Ata e Rithemeluan si parti të lirive e të drejtave, ne të jemi mbrojtësit më kreyesorë, e të realizojmë se s’ka vend në botë përveç Rusisë e Bjellorusisë ku të drejtat e liritë të dhunohesh me shumë se sa nga ky regjim. Ku është zëri ynë? Duhet të pyesim ku është qëndrimi ynë, qëndresa jonë? Duhet të hedhim tërësisht mbrapa e poshtë qëndrimet e deritanishme apatike të PD. Demokratët janë gati për beteja, presin vetëm udhëheqjen tuaj”.
Gjatë fjalës së tij nga Këshilli Kombëtar i PD-së, Berisha theksoi se janë shqiptarët ata që e bëjnë Shqipërinë.
“Zgjidhja është; Brukseli. Ky mision përmbushët kur të qëndrojnë besnikërisht në AND shqiptare, kur të hedhim poshtë këtë përçmim, të gjitha insinuatat, sloganet e atyre të cilët vjedhin natën dhe ditën thërrasin; rroftë Amerika. Plaçkitin natën dhe ditën thërrasin; Rroftë Amerika. Ky është qëndrim imë anti-amerikan që mund të mbahet. Amerika është vend i vlerave të lirisë, udhëheq dhe rrezaton si avokate e lirisë, si mbështetëse e plaçkitësve, ndaj dhe s’duhet të kemi asnjë kompleks. Shqipërinë e bëjnë shqiptarët. Misioni unë është që të konsolidojmë në këtë vend atë që kanë bërë kombet e mëdha. Këto janë thirrje për të gjithë ju, për të gjithë drejtuesit e PD, nëse nuk duan që të jeni problemi i saj përsëris. Së bashku do ia dalim të realizojmë misionin tonë të shpëtimit të Shqipërisë nga ky regjim, më i keqi, antishqiptari që ka pasur ky vend deri më sot. Rroftë PD, rroftë Partia Demokratike”, tha Berisha.