Sali Berisha ka thyer më në fund heshtjen për Elvis Martinajt, fati i të cilit vijon të mbtet mister.
Nuk është sekret që Elvis Martinaj u kurorzua mbret i lojërave të fatit gjatë pushtetit të Sali Berishës dhe nën hijen e Shkëlzen Berishës.
Shkëlzeni ishte lidhje kryesore dhe më e ngushtë e Martinajt. Madje ky i fundit njihej edhe si ‘daja’ i Xenit, meqenëse kishte prejardhje nga Mali i Zi, ku ka origjinën edhe Liri Berisha.
Berisha sulmoi sot Vis Martinajn, duke e akuzuar se ka paguar me 30 mijë euro çdo muaj Ardi Veliun.
“Nuk kam asnjë respekt të veçantë për Gledis Nanon, u zgjodh mbi kritere partiake, por largimi i tij ishte politik se u shkeli na kallo. Thuhet edhe se largimi i tij kishte lidhje me kontenierin e kokainës që u la 5 javë në port derisa u vodhe e gjithë droga dhe kjo nuk duhet të dilte. Kjo e tërboi Ramën. Thuhet edhe se ky takoi Jenor apo Jetmir Latën që i tha ndër të tjera se Ardi Veliu paguhej 30 mijë euro nga Ervis Martinaj, i kishte blerë edhe vilë. E sigurt është që zhvillimi është brenda familjes Rama. Atë nuk e hiqte kurrë askush veç Ramës, e ka vetëm kryeministri, ministri nuk e shkarkon dot. Ai u hoq për afera të Ramës“, tha Berisha.
Sali Berisha ka sulmuar sot Elvis Martinajn për dy arsye.
Së pari sepse Martinaj u afrua me Lulzim Bashën kur Berisha mori goditjen nga SHBA.
Së dyti, duke sulmuar Martinajn, Berisha kërkon të shpëtojë Shkëlzenin dhe ta nxjerrë të larë nga historia me Martinajn. Berisha kërkon që të mbrojë Shkëlzenin nga armiqtë e pamëshirshëm të Vis Martinajt.