Sahit Dollapi, opozita dhe policia, Mit’hat Havari: Një burrë shteti s’lëviz nga vendi, megjithatë, do e çoja në spital..!

0

Komisar Mit’hat Havari u shpreh se një burrë shteti nuk lëviz nga vendi dhe sipas tij me vrapimin Sahit Dollapi penalizoi veten. E megjithatë, ai nuk do e godiste, do e çonte për kujdes shëndetësor.

Të jesh polic do të thotë të jesh njeri, i ftohtë ndaj ngjarjeve dhe i ndjeshëm ndaj moralit njerëzor.

Për dhunën e ushtruar ndaj sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapit, Mit’hat Havari në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se nëse ai nuk do kishte tentuar t’i largohej policisë atëherë do kishte fituar opozita. Havari u shpreh se një burrë shteti nuk lëviz nga vendi. Sipas tij me vrapimin Sahit Dollapi penalizoi veten.

 

Jo se i marr në mbrojtje strukturat po  gjithsesi i di mirë këto vështirësi dhe halle. Para rrëzimit ai krijoi një incident.  Aty ka munguar një oficer karriere, i  kulturuar, i zgjuar që duke e njohur t’i thoshte “zoti Sahit të lutem mos na pengoni në punën tonë” dhe ai do kishte ikur.  Kur erdhi FNSH ai u tremb dhe mori vrapin dhe u rrëzua. Një burrë shteti nuk lëviz nga vendi. Qëndron në vend dhe aty do fitonte politikisht opozita, nëse policia do tentonte ta prekte me dorë duke mos bërë asgjë. Sepse deri në atë moment Dollapi nuk bëri asgjë, thjeshtë hoqi maskën, nuk pash veprim anti ligjor. Por duke vrapuar ju e dini atë shprehjen… Penalizoi veten.
Mith’hat Havari

Sekretari Organizativ i PD-së Sahit Dollapi u la i lirë pas arrestimit në protestën e opozitës. Dollapi u dhunua nga policia gjatë protestës së të shtunës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu