Sadullah shkon të shpëtojë Songylin por e pëson, sot në “Lule të vetmuara”

0

Sadullah revoltohet me Zehrën kur mëson se ajo i ka futur në kurth Gynejin dhe Songylin. Zehra si gjithmonë i mohon akuzat dhe shtiret si e pafajshme. Gynej kthehet në shtëpi dhe i thotë fajdexhiut se nuk arriti t’i gjente paratë.

Ai i kërkon të qëllojë atë në vend të Songylit. Sadullah shkon të shpëtojë Songylin por plagoset nga fajdexhiu. Zehra i bërtet Songylit e Gynejit duke ia lënë fajin atyre për këtë që ndodhi. Nazan shkon të pajtohet me Serkanin por ky i fundit nuk e fal dot për veprimin që ajo bëri. Kader merr një telefonatë nga nëna e saj por nuk pranon të flasë me të. Gynej përballet me nënën e tij dhe i lutet ta pranojë faktin që ai nuk ka për tu ndarë kurrë nga Songyli./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu