Sa vjet burg rrezikon Fatmir Mediu? Flet ish-prokurori i Krimeve të Rënda

0

Kjo është matematikë që nuk bëhet dot. Ishte kjo përgjigjja që dha ish-prokurori Eugen Beci kur u pyet për sa vite burg rrezikon Fatmir Mediu në “Now me Erla Mëhillin”.

“Me gjobë deri në 7 vjet, kemi rrethana rënduese neni 49 i Kodit Penal, kemi rrethana lehtësuese neni 50 i Kodit Penal, kemi të dhëna të cilat do të përfshihen në bindjen e brendshme të gjyqtarit dhe të gjitha këto më bëjnë që mos ta jap dot një shifër,” – u shpreh Beci.

SPAK njoftoi këtë të mërkurë mbylljen e hetimeve në lidhje me ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për çështjen “Gërdeci”. Mediu akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu