Rusia sulmon Boris Johnson: Një idiot që duhet të mbyllet në spital psikiatrik

0

Rusia e ka quajtur ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson një “idiot” që duhet “të shtrohet në një spital psikiatrik”.

Kjo deklaratë e bërë nga Dmitry Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Vladimir Putinit, vjen pas pikëpamjeve të Johnson për pranimin e Ukrainës në NATO.

“Ish-kryeministri i Britanisë, Johnson sugjeroi pranimin e Ukrainës në NATO ‘pa kushte’. Ai, një idiot në pension, duhet të pranohet në një klinikë psikiatrike pa kushte. Atje ai do të jetë në gjendje të luajë një djalë të lezetshëm që kërkon të fillojë Luftën e Tretë Botërore”, u shpreh Medvedev.

Ai ka paralajmëruar më parë për përdorimin e armëve bërthamore nga Putin në Ukrainë dhe ka theksuar se anëtarësimi i Ukrainës në NATO është një vijë e kuqe ruse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu