Rusia paralajmëron nisjen e LUFTËS së TRETË BOTËRORE nëse Ukraina anëtarësohet në NATO

0

Rusia ka paralajmëruar nisjen e Luftës së Tretë Botërore, nëse Ukraina anëtarësohet në NATO.

Në një intervistë për TASS, zëvendës-sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Alexander Venediktov, paralajmëron një konflikt në shkallë botërore nëse Ukraina do të anëtarësohet në NATO.

“Anëtarësimi i Ukrainës në NATO mund të sjellë Luftën e Tretë Botërore dhe vetë aleanca e Atlantikut të Veriut mund ta kuptojë. Vetë NATO e kupton natyrën vetëvrasëse të këtij hapi. Përfshirja e Ukrainës në NATO për ne është e papranueshme”, u shpreh Venediktov.

Në Astana ka nisur takimi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe liderit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Takimi kokë më kokë  në kryeqytetin e Kazakistanit zhvillohet në kuadër të samitit të Konferencës për Ndërtimin dhe Masat e Ndërtimit të Besimit në Azi. Pritet që lideri turk do t’i bëjë Putin një propozim për të kërkuar rrugë diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Sakaq, presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që t’i rikthehet bisedimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu