Rruga e mbyllur e Berishës.

0
Shkruan Zef Ndreka
Është vërtetuar tashmë fati politik i Berishës.
Shumë ndjekës të tij besonin në rikthimin triumfatorë ndaj Ramës që në përballjen e parë mes tyre.
Por teoria politike nuk na e thoshte këtë. Një humbës i madh në vitin 2013 me mbi 1 milion vota nuk mund të bëhej më as faktor në politikë. Shto këtu se i janë shtuar edhe non grata-t nga SHBA-të dhe Britania e Madhe.
Petat e “lakrorit” akoma nuk janë hapur për Berishën.
Sapo nisën disa dokumente të klasifikuara nga CIA amerikane, Berishës i ra edhe petku i “patriotit” të madh që lobonte nga 1995 kundër pavarësisë dhe shtetit të Kosovës.
Berisha e nisi me mashtrime foltorën e tij duke të të dhënë përshtypjen se për të u shtrua një rrugë e gjërë me pjesëmarrjen masive të degjuesve ku nga foltorja në foltore shtoheshin dozat e antiamerikanizmit.
Berisha këtë radhë u mashtrua. Së pari nga injorantë që i qendronin si bishta me të cilët krijoi Kryesinë e Foltorës.
Së dyti, u mashtua edhe nga elektorati i tij, pasi për veç të tjerash, i orientoi si trafikant drejt Partisë së Metës.
Rruga e gjërë e Berishës erdhi duke u ngushtuar nga dita në ditë, deri sa hasi në një mur të pa kapërcyeshëm me dt 14 maj në zgjedhjet vendore, ku ai mori një rezultat katastrofik, sidomos në Shkodër, në Lezhë, në Elbasan, Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Korçë, Gjirokastër, Sarandë etj.
Miti i tij ra përfundimisht edhe praktikisht. Barrikada e pakalueshme, rruga e këputur ka krijuar hendekun e pakapërcyeshëm tashmë për PD-në dhe opozitën.
Me Berishën nuk shkohet më tej asnjë hap.
Demokratët duhet të çlirohen nga hipnoza e tij. Nuk ka më asnjë kuptim apo llogjikë të ndiqet pas. Me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe le ti zgjidhë vetë hallet e saj. Edhe kalaja mbrojtëse e partisë së Foltorës dhe koalicionit të turpit me PL-në nuk e mbrojti.
Tashmë Berisha ka mbetur i vetëm, pa demokratë dhe pa rrugë.
Demokratët e të gjitha anëve duhet të rimblidhen, të riorganizohen pa humbur kohë. Të ndërmarrin aksione politike për të thithur rininë dhe mbështetësit e mashtruar e të zhgënjyer.
Hapja që pritet të bëjë PD-ja, lind shpresat dhe besimin për të shkuar përpara të sigurte drejt Europës, drejt euroatlantizmit, drejtë Lirisë dhe Demokracisë.
Vetem kjo rrugë është e hapur…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu