Rrëfehet Xhandani: Dua të kem fëmijë, ju zbuloj më shumë për serialin ‘Bija ime’

0

Aktorja Leyla Lydia Tugutlu është bërë shumë e njohur në Shqipëri me rolin e saj në serialin “Bija ime”. Ajo luan rolin e Xhandanit, një veterinere që bëhet rastësisht pjesë e jetës së Ojkysë dhe Demirit.

Në një intervistë për gazetën turke “elele”, aktorja ka treguar më shumë për rolin e saj në këtë serial, marrëdhëniet me aktorët dhe perceptimin e saj për të pasur fëmijë. “Seriali Bija ime rastisi në një periudhë maturie të jetës sime. Jam duke e shijuar në një mënyrë tjetër sepse jam më e vetëdijshme dhe e vëmëndshme”, është shprehur aktorja.

E pyetur për mendimin që ka për Bugra Gulsoy i cili luan rolin e Demirit, Xhandani u përgjigj: “Ai është një aktor shumë i mirë, përqëndrohet shumë në punë dhe punon me zemër”. Aktorja 29-vjeçare foli edhe për fëmijët duke u shprehur se ka shumë dëshirë të bëhet nënë. “Sigurisht që kam shumë të dëshirë të kem fëmijë dhe mendoj se është një ndjenjë shumë e bukur. Por dua të kem fëmijë kur të jem gati që t’i dedikohem. Dua që fëmija im të ketë një të ardhme të mirë”, u shpreh Xhandani. Aktorja tregoi se i do shumë kafshët prandaj dhe i pëlqen roli si veterinere. Ajo zbuloi se ka punuar me një veteriner i cili e ka ndihmuar për skenat në serial./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu