Rrëfehet aktorja Nur Fettahoglu: Nuk do doja të isha në vendin e “Mahidevranit”

0

Aktorja Nur Fettahoglu u bë shumë e njohur në Shqipëri me rolin e “Pejkerit” në serialin “Dashuri e ndaluar” dhe më pas me rolin e “Mahidevranit” tek “Sulejmani i madhërishëm”. Aktorja do të mbahet mend gjithmonë për këtë rol, një nga më të rëndësishmit e karrierës së saj. Në një intervistë Nur ka treguar sesi e sheh ajo veten në rolin e “Mahidevranit” dhe çfarë ndjen për këtë rol.

Aktorja është shprehur se nuk do donte të ishte në vendin e “Mahidevranit”, një sulltaneshë që nuk është e preferuara e sulltanit dhe nga ana tjetër nuk ka shpëtim prej tij. “Mahidevran është një grua që i ka humbur ëndrrat. Ajo nuk mund t’i thotë sulltanit “Dua të ndahemi dhe do martohem me dikë tjetër”. Ajo është e zënë ngushtë në çdo kuptim, e mërzitur dhe e lënduar. Nga ana tjetër ajo duhet të qëndrojë e fortë”-është shprehur aktorja. E pyetur se çfarë aspektesh të “Mahidevranit” i sheh tek vetja, Nur është përgjigjur: “Nuk duroj padrejtësinë dhe nuk dorëzohem”.

Aktorja ka treguar gjithashtu edhe sesi reagon kur lexon skenarin për rolin e saj. “Kur marr skenarin e episodit, filloj e lexoj me shumë dëshirë dhe shpeshherë pyes veten “Pse e bëre këtë Mahidevran”. Nuk mund ta vendos veten në vendin e saj. Uë do doja që ajo të ishte krenare dhe e dashuruar”-ka thënë Nur. E pyetur nëse mendon për rolin e saj edhe jashtë xhirimeve, aktorja u përgjigj: “Ndjej hijen e Mahidevranit pranë meje gjithmonë (qesh). Për 12 orë është me mua në xhirime dhe vazhdon të jetë edhe 12 orë më pas”./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu