Roli i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, ambasadorja Thomas-Greenfield: Vota e vendit tuaj, aq e rëndësishme sa e Amerikës

0

Ambasadorja e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield dhe ambasadori shqiptar Ferit Hoxha kanë dhënë një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, ku folën edhe për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit si bashkëpenëmbajtëse me Shtetet e Bashkuara për çështjen e Ukrainës.

Ambasadori Hoxha tha se të jesh bashkëpenëmbajtës do të thotë të jesh në ballë të një çështjeje. “Pra, bashkëpenëmbajtja për Ukrainën me Shtetet e Bashkuara na bën propozuesit e parë për gjithçka që do të ose mund të ndodhë në Këshill”, tha Ambasadori.

Ndërsa Ambasadorja Thomas-Greenfield, tha se vota e Shqipërisë është po aq e rëndësishme sa vota e Amerikës dhe shtoi se zëri i ambasadorit shqiptar si bashkëpenëmbajtës është po aq i fortë sa zëri i saj.

Blendi Fevziu: Sigurisht, të jemi pak më të hapur. Dakord, bashkëpunojmë, jemi miq të ngushtë, por Amerika është Amerikë. Shqipëria si vend i vogël mund të ndihmojë me disa gjëra, por vërtet, keni nevojë për ndihmën tonë?

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Jemi 15 vota…

Blendi Fevziu: Me të vërtetë?

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Jemi 15 vota në Këshillin e Sigurimit dhe çdo votë ka rëndësi. Dhe vota e Shqipërisë është po aq e rëndësishme sa vota e Amerikës. Dhe kur jemi në Asamblenë e Përgjithshme, secila votë është e barabartë. Pra, po, mund të jetë vend i vogël, por është një vend i vogël që mban më shumë peshë.

Blendi Fevziu: Jeni e kënaqur me ambasadorin tonë në Kombet e Bashkuara?

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Nuk mund të isha më e lumtur se sa jam me ambasadorin tuaj në OKB dhe me vendin tuaj në përgjithësi. Ka qenë një fillim i jashtëzakonshëm, një partneritet vërtet i fortë që kemi kur punojmë për çështjet, qoftë kur merremi me situatën në Ukrainë, kur merremi me sulmin e fundit nga iranianët kundër sistemit tuaj kibernetik, po punojmë shumë ngushtë me Shqipërinë dhe është një partneritet që do të mbetet gjithnjë i fortë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu