Rokadë në Policinë e Shtetit! Emrat e drejtuesve të rinj në komisariatet e disa qyteteve në vend

0

Pasi u shkarkua nga detyra si Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Altin Mena është emëruar zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në DVP Kukës, ndërsa Taulant Gjoka është emëruar shef i Sektorit të Sigurisë Publike në DVP Shkodër, pas shkarkimit nga detyra si zv.drejtor për Rendin në Lezhë.

Mariglen Duçi, i cili ishte Shefi i Komisariatit të Policisë Dibër, është emëruar shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, ndërsa Besmir Dervishi ka marrë detyrën e shefit të Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë, pas shkarkimit nga detyra e Shefit të Komisariatit të Policisë Kamëz,

Ndërkohë, Ervis Gjoshi është emëruar shef i Komisariatit të Policisë Dibër, ndërsa Sentilian Ndreu është emëruar përkohësisht shef i Komisariatit nr. 5 në Tiranë.

Sipas burimeve zyrtare, lëvizjet në strukturat e Policisë kanë ardhur pas vlerësimit të performancës së strukturave vendore, të kryer nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (DPPSH).

Mësohet po ashtu se procesi i vlerësimit të performancës do të vijojë edhe në struktura të tjera të Policisë së Shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu