Një grup i konsiderueshëm qytetarësh, përmes shiut dhe të ftohtit të dhjetorit, të shoqërisë civile dualën pas orës 22.00 në protestë si shenjë zemërimi ndaj vrasjes policore në shkelje të ligjit, të djalit 25 vjeçar Klodian Rasha, ngjarje e ndodhur mëngjesin e djeshëm.
Një prej protestuesve, Genc Sejkokishte lajmëlruar se marshimi i orës 22.00 do të zhvillohet siç është planifikuar dhe apeloi:
“Ju ftoj të mblidhemi si qytetarë të lirë para kryeministrisë sonte në orën 22.00”.
Por pse bëhet kjo protestë? Sejko thotë: “Që e drejta e një individi mos të jetë vdekja e tij. Më 8 dhjetor vritet një djalë se ora dhjetë e mbrëmjes e gjeti disa metra larg shtëpisë. Nuk gjobitet, por vritet.
Polici që e ka qëlluar me dy plumba, pohon se ishte shumë errësirë dhe se i ishte dukur se djali do ta qëllonte.
“M’u duk se- thotë polici që paguhet nga taksat tona dhe ndjek me vrap një të ri, që kthehej nga kafja me miqtë e tij.
Që e drejta e një individi, mos të jetë vdekja e tij, unë nesër do të eci në këmbë pas ores 10.00 në mbrëmje nga Kryeministria deri tek shtëpia e Klodjan Rashës.
Tek Kryeministria në orën 10.00 në mbrëmje. Policia e shtetit ka të drejtën të na gjobisë, por kurrsesi të na vrasë. Përveç të vërtetës, nuk do kemi armë tjetër me vete”, thotë Genc Sejko.
Marshim iishte pa probleme, ndërsa momentalisht te kryeministria po bëhen riparime të dëmeve që u shkaktuan gjatë protestës së nisur në orën 16.00 nga disa qindra të rinj. Grupi protestues marshoi i qete dhe vendosi lule tek vendi ku humbi jeten i riu shqiptar.
Ata qendruan disa minuta ne shtepine e viktimes, ku edhe babai i Klodian Rashes dhe nje mesazh. Ai tha se nuk ishin familje problemore, por kishte punuar si oficer i ushtrise dhe i bire nuk ka asnje precedent penal.