Rilindjes i prin Elisa…

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Elisa, krahas të qënit një stratege politike, fatëkeqsi nëse Tirana e mrekullueshme beson përsëri në këtë “model fallco”, është edhe linguiste, “gjuhëtare” e famshme. Elisa e përdor shumë mirë gjuhen, shënjon përmbajtjen dhe formën e “marrësit”, elektoratit të Tiranës. Elisa është mjeshtre e formalizmit gjuhësor, racionalitetit gjuhësor për të kopjuar shefin e saj Rama, një linguist post-modern që po i’a sheh sherrin jo vetëm Shqipëria por edhe Ballkani. Termat gjuhësor “ekipi”, “institucionet ligjzbatuese” të cilat i përdor shefi Rama, Elisa i përdor me shumë stil, falë edhe zërit të saj të hollë shumë racional, me “emocione lepuri”. Biles kjo linguiste post-moderne nuk përmend mbiemra, por emrat e “ekipit”, ekipit që shkatërroi Tiranën, por kërkon të shkatërrojë edhe Shqipërinë, duke kërkuar Mandatin e tretë!? Ja cfarë shkruan zonja Siprop… në rrjetet sociale: “ Me Ervin, Vasilikën dhe Florin dhe ekipin e njësisë 2 në diskutim për organizim të mëtejshëm të cdo strukture, frymën e ekipit, shërbimin ndaj qytetarëve, si garanci për fitoren në 2021”!?
Nuk desha të merresha me Elisën, mbasi ban detyrën e saj, por gjuha e shpifur, tipike për qeveri autoritare më bëri të reagoj. Historia dhe gjuha Elisa Spirop….e mbaron në vitin 2021. Shqiptarët dhe Tirana e dinë mirë se cfarë “shëbimesh” iu kanë ofruar “ekipet e shpifura” të Rilindjes, varfërinë, përdhunimin dhe gënjeshtrën!
Tiranasit këtë herë duhet t’i besojnë kandidaturave dhe gjuhës së thjeshtë të P.D.-së dhe opozitës, për në parlament dhe qeverisjen lokale, për të shpëtuar nga “psikoza e ekipeve të dështuara” të Elisa Spirop…. dhe shefave të saj!!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu