Rilindje hesapi: Dje ne Durrës arresstohen me bujë 18 zyrtarë e policë, sot lirohen pa zhurmë gati të tërë!

0

Gjykata e Durrësit liroi 10 nga 18 zyrtarët dhe policët e arrestuar, por 7 prej të arrestuarve mbetën në burg.

Ata u arrestuan nga operacioni i koduar “abuzuesit”, që u finalizua mbrëmjen e së enjtes, 9 janar 2020, nga SHÇBA dhe Prokuroria e Durrësit, pas një hetimi disa mujor

Janë lënë të lirë: Sami Xhafa, Nikollë Marku, Besnik Domi, Astrit Nuri, Julian Kacadej, Marius Shahini, Dritan Koçi, Paulin Meta, Gjon Zefi, Qerim Doka.

Të arrestuarit u akuzuan se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por dhe me shtetas të tjerë, kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërtim të paligjshëm, në bashkëpunim”.

Operacioni u finalizua pas një hetimi disa mujor.

Ata u prangosën nën akuzën se kanë keqpërdorur atributet që u jepte detyra dhe funksioni, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por dhe me shtetas të tjerë, kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërtim të paligjshëm, në bashkëpunim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu