Disa herë kemi analizuar qëndrimet e deputetëve të PD-së, pas përçarjes që nisi nga lëvizja e Berishës me foltorën, nga shpallja familjarisht non grata nga qeveria amerikane për korrupsion dhe minim të sistemit të drejtësisë.
Edhe një herë po e adresojme shkrimin për deputetët apolitik të PD-së që po karakterizohen qartë prej gati një viti nga apolitizmi.
Ngjarjet politike të dy viteve të fundit kanë qënë shumë intensive, sidomos nga krahu i opozitës.
Sidoqoftë, për politikën shqiptare në planin kombëtarë ishte një katharsisi PD-së.
E nisi pastrimin Lulzim Basha në zgjedhjet e vitit 2017 dhe në 2021, kur u prishën interesat përsonale të të inkriminuarve, të të korruptuarve, të spiunëve, që mbetën jashtë listave të kandidatëve për deputet.
Por shpallja non grata e Berishës nga amerikanët, e nxiti t’i mbledh të pakënaqurit dhe të nisi betejën përsonale kundër Amerikës për t’a sfiduar duke përdorur PD-në.
Strategjia e Berishës rezultoi e gabuar për t’i sfiduar amerikanët.
Beteja e tij me gënjeshtra e mashtrime, me shpifje e me anatemime, me linçime të pa para rezultoi fatale për PD-në pasi e përçau me objektivin e qartë për ruajtjen e forcës pengmarrëse të trëkëndëshit të Bermudës se korrupsionit shqiptar, me trinomin Berisha-Meta-Rama.
Kështu, grupi parlamentarë i PD-së, prej 52 deputetësh u ndaj në treshë si me poshtë:
– 19 deputetë pa peshë e shtyllë kurrizore, spiunë e të korruptuar u bashkuan me Berishën tek Partia e Foltorës.
– 28 deputetë konfirmuan grupin e ri parlamentarë me kryetar z.Alibeaj.
– 5 deputetë të mbetur nga grupi, janë shfaqur as mish as peshq, të pa qartë nga do anojnë.
Kthjellimi çdo ditë e më shumë i politikës se qartë e të vëndosur të politikës amerikane për Shqipërinë, i asaj britanike dhe europiane, po qartëson elektoratin dhe mbarë shqiptarët, por disa deputetë të PD-së ende j !
Këta duke mos ditur nga të shkojnë, po vëzhgojnë për t’u bërë interesant! Në fakt janë bere qesharak, duke dëshmuar se ishin dhe janë njerëz apolitikë, që vetëm i kanë rënë në qafë politikës.
Disa prej tyre e kanë kritikuar në vite Bashen, duke e etiketuar si Berisha i vogël, si Berisha i ri.
Duke e quajtur shpesh diktator brënda PD-së, që nuk lejon garën dhe hapsira demokratike etj etj.
Pikërisht këto deputet dhe të tjerët që ju bashkuan Berishës, janë të kapur prej tij, janë me dosje e në korrupsion, janë amfibë pa shtyllë kurrizore. Këta duke menduar të shpëtojnë nga shiu (pra nga Basha) u rikthyer tek breshër (pra tek Berisha)!
Këto janë apolitiket! Që nuk i bëjnë nder as foltorës, as Partisë Demokratike.
Makineria e propagandës se blerë shtrënjt nga oligarkët, ka nxitur idetë dhe bindjet se opozita (PD-ja zyrtare) është e shitur , tradhëtare , jo e fortë për të rrëzuar Ramën, duke krijuar në elektorat përceptime të gabuara për liderët e PD-së si Basha, Bardhi, Alibeaj, Tabaku etj.
Në kurthin e mediave çoroditëse të Berishës, të Metës dhe të Ramës kanë rënë jo vetëm demokratët e thjeshtë, por edhe deputetët apolitikë.
Ky kurth i mediave, bëhet fatal për shoqërinë demokratike shqiptare. Sepse përçau opozitën , dhe bashkë me dobësimin e saj bien shumë institucione që nuk funksionojnë, por që përdorën duke zhbërë shtetin e së drejtës. Humbasin garat, inisiativat por edhe shpresat e shqiptarëve që perbuzën, që injorohen dhe shpesh kalohen në heshtje.
Loja e trëkëndëshit të Bermudës është e qartë, por vetëm për deputetët apolitikë jo!
Për këta deputetë nuk do të ketë vazhdimësi politika , pasi predikojnë shterpësi në artikulimet e tyre nëpër media , në ekrane , në veprime e qëndrime.
Deputetët apolitik, me këto qëndrime e pozicionime, nuk e ndihmojnë jetën publike, përkundrazi.
Si njerëz që janë katapultuar nga hiqi në politikë , por që hiqen si politikanë rangu duke i bërë fresk Berishës non grata , për të përfituar prej tij.
Dyshoj se apolitikët investohen për politikëbërjen e tyre , sidomos grupi asnjanës, për të treguar kinse se nuk kanë vartësi nga askush.
Shqetësimi real sot , është raporti i tyre me PD-në , pasi kjo linje e tyre i nxjerr nesër zbuluar nga të gjitha anët.
Kujt i shërben qëndrimi i tyre?!
Përse vetëbëhen apolitik dhe çfarë kanë menduar për të ardhmën?
Apo ju pëlqen breshëri që kanë zgjedhur t’iu bie në kokë nga kufoma politike që frymon.