Rihapet “Dosja Gërdeci “/ SPAK merr të pandehur ish-ministrin Fatmir Mediu

0

Prokuroria e Posaçme ka ngritur sot akuzën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, gati 15 vite pas tragjedisë së Gërdecit.

SPAK ka përfunduar hetimet gati një vjeçare për tragjedinë me 26 viktima uzinën e demontimit të municioneve në fshatin Gërdec, duke akuzuar ish-ministrin e Mbrojtjes së qeverisë Berisha për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Mediu është paraqitur në SPAK sot në orën 14:00 me dy avokatët e tij, Ardian Visha dhe Henrik Ligori, ku edhe i është komunikuar akuza.

Shkelja ka të bëjë me demontimin e armëve në Gërdec, në atë kohë kur ministria Mbrojtjes e drejtuar nga Mediu, ka dhënë vlerësim pozitiv kur është pyetur për hapjen e fabrikës së demontimit në një zonë të populluar, çka nuk duhet të ishte lejuar.

Ish-ministri Fatmir Mediu në SPAK

Më herët, lidhur me tragjedinë e 15 marsit të vitit 2008, SPAK kishte marrë në pyetje ish-ministrin e Brendshëm në atë periudhë, Aldo Bumçi. Prokuroria Speciale gjithashtu kishte dërguar letërporosi në SHBA ku kërkonte marrjen në pyetje të trafikantit amerikan të armëve Efraim Diveroli.

Gjykata e Lartë në vitin 2021 rrëzoi rekursin e Mediut, dhe i hapi rrugën SPAK-ut për të hetuar dosjen. Më herët Apeli i GJKKO kishte pranuar kërkesën e familjes Durda për rinisjen e hetimeve, lidhur me vdekjen e djalit të tyre 7-vjeçar Erison Durda.

Si ndodhi tragjedia e Gërdecit

Shpërthimi në Gërdec ndodhi të shtunën e 15 marsit në vitin 2008 rreth orës 12:05 dhe nga shpërthimi humbën jetën të paktën 26 persona, sipas të dhënave zyrtare të kohës. Shpërthimi shkaktoi me qindra të plagosur dhe shumë shtëpi pësuan dëmtime të shumta. Disa punonjës humbën jetën në çast, dhe disa të tjerë humbën jetën më pas në spital. Siç raportonte Reuters në atë kohë, spitalet u mbushën me të gjymtuar, të djegur dhe të tjerë do të dëmtoheshin nga grimcat e xhamave të thyera nga rreth 3,000 shtëpi të prekura nga vala e shpërthimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu